Në kërkim të ëndrrës Angli/ 8 shqiptarë gjenden në motorin e një anije

Diel, 29 September 2019 09:44

Anglia është kthyer vitet e fundit në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyrat më të ndryshme. Por për 8 shqiptarë ‘ëndrra angleze’ ka përfunduar jo ashtu siç ata shpresonin, pasi janë zbuluar nga stafi i anijes ku ishin fshehur.

Anija ishte nisur nga qyteti i Rouen në Francë me destinacion Dogheda në Irlandë, por gjatë udhëtimit stafi ka vënë re emigrantët e fshehur në dhomën e motorit. Pasi janë njoftuar autoritetet, anija është kthyer në qytetin Cherbourg të Francës.

Emigrantët shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve franceze dhe anija është nisur sërish drejt Irlandës.

Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilantëve ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re emigrantësh nga Shqipëria.

Rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019. Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...