Tërmeti shkatërrues, mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e para nga Bashkimi Evropian

Diel, 29 September 2019 14:23

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një avion ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërnë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.

“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

 

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias, tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për pupullin shqiptar.

Drejtori i Përgjishshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.

“Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit.

Një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka mbërritur në Tiranë, duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dëmeve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre. Prezantimi u bë një ditë më parë edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...