Ditën e sotme, në qytetin e Radhimës, janë prishur 60 biznese.
Përveçse të rregullt në dokumentacion dhe me të gjitha taksat e paguara, siç tregojnë vetë pronarët, sipas ish kryeministrit Sali Berisha, aksioni është ndërmarrë për interesa direkte të klanit Rama.
Sipas qytetarit, që ka vendosur ta bëjë publik denoncimin përmes Facebook-ut të ish-kryeministrit, pas këtij aksioni fshihet vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, i cili kërkon të investojë në këtë zonë.
“Shkatërrohen 60 biznese në Radhime dhe përzihen nga vendi i tyre 120 familje për interesa direkte të klanit mafioz Rama”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, i cili publikon edhe denoncimin e qytetarit.
“Persh zoti Berisha. Sot ne mengjes ka filluar prishje masive ne zonen e Radhimes.
Jemi biznese te rregullta kemi paguar cdo taks do na detyrojne e ne te emigrojme edhe neve.kjo e gjitha na behet se Olsi don te investoj vet ne kete zone dhe e din tegjithe zonen per vete. Ju lutem beni lajmin publik”.