Rama shkarkon nga detyra drejtorin e Cirkut Kombëtar

E mërkurë, 02 October 2019 20:49

Me propozim të ministres së Kulturës, Këshilli I Ministrave ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Saimir Çili, një detyrë të cilën ky I fundit e mban prej rreth 2 vitesh.

VKM është marrë ditën e sotme dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Çili është emëruar drejtor i Cirkut Kombëtar të Tiranës më 24 Tetor të vitit 2018 pas shkarkimit të ish-drejtorit Kujtim Dumi, i denoncuar për korrupsion.

Kantautori ishte emëruar në këtë detyrë nga ish-zv/kryeministria Senida Mesi ndërkohë që Çili kishte afro dy dekada që punonte në ish-Estradën e Tiranës, që kishte në vartësi edhe Cirkun. Ndërkohë nuk është komunikuar ende një emër tjetër që do të pasojë Saimir Çilin në këtë detyrë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...