Referendumi i 6 tetorit vendos fatin e Kosovës

E Enjte, 03 October 2019 18:42

Nga Azgan Haklaj

Referendumi i 6 tetorit vendos fatin e Kosovës.  Vota për Ramush Haradinajn votëbesim për Kosovën Euro- Atlantike, sovrane e integrale.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut", nderuar me Medaljen "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ju ban thirrje qytetarëve të Kosovës votoni Ramush Haradinajn, koalicionin AAK- PSD, numrin 119.

Fushata elektorale në Kosovë po shkon drejt epilogut të saj, partitë politike kanë shpalosur, programet, alternativat, listat e kandidatëve dhe po elaborojnë mesazhet përmbyllëse.

Në tapetin politik janë ndeshur këto ditë platëforma kombëtare e Kosovës së lirë, sovrane e integrale, shteti i së drejtës, virtyti, dinjiteti, sakrifikimi i pushtetit e karriges për Atdheun, zhvillimi i Kosovës përfaqësuar nga dalëzotësi, prijësi i çlirimit të Kosovës, dorëzani i çertifikimit të kauzës së UÇK -së, pashaportës europiane tě saj Ramush Haradinaj, në antitezë me utilitarizmin politik të rasputinëve, donkishotëve, kuislingëve, vishistëve, kleptokratëve e oligarkëve vestarë, servilë e të nënshtruar që janë gati për pushtetin ta shkatërrojë shtetin e ta shesin Atdheun shtëpinë e familjen e tyre.
Filozofi me ndikimin më të madh mbi njerëzimin Aristoteli na ka lanë një postulat:
"Më e shtrenjtë se jeta ime, më e shtrenjtë se familja ime është Atdheu im".
Perandori Napoleon Bonaparti na ka lanë sentencën:
"Nderi me i madh për njeriun është numri i plagëve që ka marrë në luftë për çlirimin e atdheut të tij".
Shkrimtari, politikani, publicisti Viktor Hygo ka deklaruar:
"Dua të bëj një vepër në sherbim të Atdheut pastaj le të vdes".
Benxhiamin Franklin na meson:
"Kush nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë"
Promoteu, maratonomaku i lirisë Ramush Haradinaj i ka tejkaluar këto postulate, sentenca e deklerata.
Ai dha gjithçka për lirinë e Kosovës, sfidoi vdekjen disa herë në frontet e luftës, tre vllezër Luani, Shkelzeni, Enveri u banë kurban për çlirimin e saj, dy herë triumfoj në Hagë, ngadhnjeu në Slloveni e në Kalmar të Francës duke çertifikuar kauzën e UÇK-së, sëfundmi u dorëhoq burrerisht si Kryeminister për tu përballur përseri me fabrikimet e gënjeshtra si qytetar i lirë.
Haradinaj shterroi endrrat serbiane për ndarjen e Kosovës.
E bëri Kosovën me ushtri.
Shpetoi Trepçen.
E bëri Kosovën sovrane.
Shpalli platëformën 100% shtet.
Guxim -dije-përkushtim.
Populli i Kosovës do ti japë mbështetje plebishitare kësaj platëforme të De Golit shqiptar Ramush Haradinaj. Referendumi i 6 tetorit do të celebrojë një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni:
"Qeveri nga populli, e popullit, për popullin".
Filozofi i lashtë Konfuci apostrofonte se:
"Diellit që perendon e burrit që bie i mbyllet dera".
Kundërshtarët antagonistë të Ramush Haradinajt me mbështetjen e armiqëve shekullorë të shqiptarizmit shpresojnë kot ta rrezojnë Ramushin e ti mbyllin derën. Endrra e tyre do mbetet utopi deshpëruese.
Ramush Haradinaj është Emblemë Kombëtare.
Në sagën e gjatë të betejava të mëdha Ramush Haradinaj ka kaluar përmes shumë kasandrave, kurrë nuk ka rënë por është ngritur si feniksi e farkëtuar si Anteu.
Dielli i Tij nuk ka perenduar asnjëherë por ka ndriçuar me dritë e ngrohtësi më të madhe.
Referendumi i 6 Tetorit do të rilindë një Ramush plebishitarë.
Kosova është Ramushi.
Ramushi është Kosova.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...