Zgjerimi i FED nuk ndalon, hartës se aktivitetit i shtohet Kukësi e Laҫi

E Enjte, 03 October 2019 21:11

Gjeografisht ai po shton ritjen e tij. Kërkesat  janë mbështetëse dhe e qënura  e rit mirësinë. Dy zona të zgjeruara tashmë i takojnë territoreve të ndryshme. Ajo që vlerëson të shtuarën i takon dhe zonës verilindore, ku e faktuara është me mbështetjen e përfshirjes financiare të ekonomive dhe fermave familjare, që po zgjerohen tradicionalisht. I shtuari që veҫohet është dhe  Kukësi e Laҫi,ku FED invest shtrin aktivitetin në dy zona të pa eksploruara më parë.

Nëse bankat tregëtare vijojnë të qëndrojnë larg fermerit, institucione financiare po zgjerojnë vazhdimisht rrjetin e tyre në zona rurale dhe në rajone të ndryshme të vendit. Fakt  që fermerët e rretheve të Kukësit dhe të Laҫit janë ata që mund të drejtohen pranë degëve të lartëpërmëndura për të kërkuar mbështetje financiare në zhvillimin e aktivitetit rural dhe agrobiznesit. Krahas bujqësisë dhe blegtorisë financimet mund të jenë edhe për prodhim, shërbime, tregëti,  investime,  transport, shërbime në turizëm etj. Institucioni mbështet ҫdo sipërmarrje në zonën ku operon dhe ka informacion për klientët, ekonominë lokale si dhe mundësitë për zhvillim, qoftë në nivel klienti, ashtu dhe në nivel zone apo rrethi.

Bujqësia mbetet ndër sektorët më të rëndësishëm ekonomikë  të gjithë të vlerës së shtuar bruto për rajonin e kryesisht, duke siguruar edhe nivelin më të lartë të punësimit. Duhet konsideruar fakti se shumica e popullsisë jeton në zona rurale e të ardhurat e tyre gjenerohen kryesisht nga aktivitetet bujqësore dhe potencialet në këtë sektor nuk janë të shfrytëzuara në mënyrën e duhur dhe kanë nevojë për financim.

 

 E vërtetuara qëndron  te sektori i blegtorisë dhe bujqësisë që përbën më shumë se pesëdhjetëpërqind të të ardhurave të zonës së Kukësit. Vitet e fundit ka patur një kërkesë në rritje të tregut të brendshëm për produkte origjinale vendase dhe shumëllojshmëri bimësh medicinal.

Favorizuar nga pozita gjeografike si dhe akses pranë rrugës ndërkombëtare e cila lidh tregjet e vendeve fqinjë ( Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni) zona ka marr shumë zhvillim dhe kohët e fundit është sektori i turizmit duke shfrytëzuar Atraksionet natyrore dhe Biodiversitetin  e pasur.

FED invest ështe institucion unik sa i takon strukturës së kapitalit dhe pronësisë, modelit qeverisës, përgjegjësisë sociale e qasjes së kujdesshme në aktivitetin kredidhënës, specifika, të cilat kanë krijuar një platformë për dialog dhe shkëmbime me anëtarët, gjë që i mundëson Institucionit të ndjejë rrahjet e pulsit të ekonomisë rurale, për t’i reflektuar ato në mbështetje si dhe rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë rurale.

Pas takimeve me banorë të zonës së Kukësit dhe të Laҫit,të cilët kanë shprehur vazhdimisht se nevojat për shërbime financiare për të investuar në ferma, blerje pajisje si mekanikë bujqësore dhe inpute, Institucioni ka filluar mbështetjen për të zhvilluar kapacitet e tyre.

   Institucioni do të mbështesë

Zhvillim i mëtejshëm i kapaciteteve bujqësore dhe blegtorale të rajonit

Rritje e prodhimeve BIO dhe prodhimeve të ҫertifikuara

Rritja e numrit të dhenëve dhe futje e racave me prodhimtari të lartë

Mundësi për zhvillimin e agrobizneseve nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit

Rritja e promovimit të produkteve rajonale për të nxitur konkurueshmërinë dhe prodhimin

Treg i hapur drejt investimeve të reja në agrobiznes

Interes në rritje per eksportin e bimëve medicinale dhe aromatike

Shtrirë në më shumë se dy të tretat  e fshatrave të vendit, FED invest është një kooperativë financiare, prej më se 65 mijë anëtarësh në mbarë vendin dhe  si i tillë, fokusi strategjik dhe institucional është agrokulturë.

 Po ajo ҫ’ka nuk largohet nga e ditura  dhe e rifilluara në këte institucion fakton te përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare për zhvillimin e ekonomisë rurale në Shqipëri, qëndron dhe  te  fokusi i projektit ambicioz i cili mbështetet nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) dhe qeveria Holandeze. Objektivat e tij  qëndrojnë me  përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm dhe  ndihmësimin e  mbi 50 000 familjeve të vogla që jetojnë në zonat rurale dhe hasin vështirësi në sigurimin e një kredie bankare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...