19 nxënës janë regjistruar të kenë shfaqur simptomat e helmimit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Shkodër, në shkollën e Postribës.
Deri më tani nuk raportohet të ketë nxënës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi i një Fast-Foodi dhe shumica prej tyre janë larguar për në shtëpi pas mjekimit.