Kapet kroati i përfshirë në rrëmbimin e Bleona Matës

Premte, 04 October 2019 14:19

Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet kroate.

Në lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë.

Dyshohet se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.

33- vjecari Sadat Toskic ka përfunduar ne burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars te vitit 2012 sëbashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 35 vjeç kanë rrëmbyer 4 fëmijë shqiptare dhe i kanë regjistruar me dokumente false në Zagreb, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.

Redaksia e ‘Pa Gjurmë’ në bashkëpunim me kolegët në Maqedoninë e Veriut kanë nisur investigimet intensive rreth këtij lajmi për të hedhur dritë, pasi është e rëndësishme të zbulohen emrat e tjerë fëmijëve shqiptarë të rrëmbyer nga ky grup kriminal në Kroaci. /AbcNews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...