Monedhat digjitale, BE kërkon krijimin e një rregullatori botëror

Premte, 04 October 2019 18:01

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do t'u thonë homologëve të tyre në një takim të G20-ës më 17 dhe 18 tetor, se një përgjigje botërore është e nevojshme për monedhat digjitale, siç është ajo Libra e Facebook-ut, thuhet në një dokument të BE-së.

Ministrat, të cilët do të miratojnë zyrtarisht tekstin javën e ardhshme, do t’u bëjnë thirrje gjithashtu partnerëve të G20-ës që të reformojnë aspektin tatimor ndaj kompanive digjitale në vitin 2020, dhe të adresojnë urgjentisht tensionet tregtare që "vënë në rrezik rritjen ekonomike botërore", thuhet në dokument, sipas Rel.

 

Në qershor, kompania Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.

 

Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

Ndërkohë edhe Kina ka shfaqur interesim për krijimin e monedhës së saj digjitale. Më 6 shtator, Mu Changchun, zëvëndës-drejtor i departamentit të pagesave në Bankën Popullore të Kinës, tha se zhvillimi i monedhës do të ndihmonte në mbrojtjen e sovranitetit të këmbimit valutor të vendit, pasi përdorimi i monedhave të tilla është zgjeruar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...