Detaje tronditëse nga rrëmbimi i 13-vjeçares/ E tërhoqën zvarrë duke e futur në makinë, gjyshja pa skenën nga ballkoni

Premte, 04 October 2019 18:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer.

Sipas informacioneve të policisë së Tiranës, thuhet se në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

 

Sipas informacioneve paraprake thuhet se vajza sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës.

Nga burimet mësohet se 13-vjeçarja emri I të cilës ende nuk është bërë I ditur, ka qenë duke u kthyer nga shkolla bashkë me motrën e saj ndërsa dëshmitarët kanë thënë se sapo kishte zbritur nga furgoni që i transportonte.

Motra e cila ndodhej me vajzën e rrëmbyer, ka ngritur alarmin duke lajmëruar gjyshen e saj ndërsa ka treguar se minorenja është tërhequr me forcë dhe pa dëshirën e saj në një makinë ngjyrë e kuqe, tip “Fiat”.

Mësohet po ashtu se ka enë edhe vetë gjyshja e tyre që e ka parë gjithë skenën, e cila ndodhej në katin e katërt duke pritur mbesat të dilnin nga fugoni i shkollës për në shtëpi.

Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:

"Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...