Një burrë 60 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të në pallatin ku jetonte. “Rreth orës 09:20 në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i pallatit shtetasi S.R, 60 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.
Viktima, Siri Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.
Madje, në profilin e tij në ‘Facebook’ shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu, ka qenë edhe sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.