Vrau vjehrrën dhe u rrëfye te hoxha, flet nusja

Saturday, 05 October 2019 13:50

Marjana Çmeta, e cila akuzohet se në 30 maj të 2017 ka helmuar me fotoksinë ish-vjehrrën e saj Lirie Lami, ka dëshmuar te Krimet e Rënda. Mësohet se ajo nuk ka pranuar akuzat, teksa ka deklaruar se i "duket sikur po dëgjon historinë e dikujt tjetër”.

Çmeta tha se nuk e kishte parë videon, ndërsa pretendon se me vjehrrën kishte debatuar dhe kishte shkuar në dhomë. “Pas debatit, jemi ndarë dhe unë shkova në dhomën time, gjatë kësaj kohe kam dëgjuar zhurmë në shtëpi, por nuk kam parë se çfarë ndodhi. Dola pak më vonë dhe pashë që ishte shtrirë në krevatin e saj, u futa sërish në dhomën time dhe kur po shkonte ora 12, m’u duk e çuditshme që nuk kishte ikur. Dola të kontrolloja dhe pashë që ishte përtokë në krah të krevatit”, vazhdoi më tej ajo, ndërsa ngre akuzat se histori është trilluar nga hoxha dhe ish-bashkëshorti i saj.

Kujtojmë që krimi i kryer 2 vite më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendosi ta vrasë.

Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen. Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Çmetën.

Më shumë në këtë kategori « Atentat me armë në Laç Helmimi i arsimit »

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...