“Kurrë s’jemi turpëruar kaq shumë” – komuna e të pasurve në Stokholm ndalon me ligj lypjen

Saturday, 05 October 2019 16:31

Lidingö, një zonë e cila numëron një sërë banorësh të famshëm si anëtarët e grupit ABBA është bërë e para në Stokholm që ndalon me ligj lypjen.

Masa e kaluar vetëm me një votë më shumë, e ka ndarë qytetin në dy palë. Me vendimin e fundit, Lidingö është bërë komuna e shtatë në të gjithë Suedinë që ndalon lypjen, dhe ideja ka shkaktuar pakënaqësi në shumë suedezë.

Vendimi erdhi pak si tronditës për shumë suedezë, pasi Stokholmi njihej si ndër qytetet më mikpritëse në Evropë.

Disa vendas të indinjuar e kanë quajtur madje shkelje të të drejtave të njeriut. “Lypja është një problem i madh dhe i bën shumë njerëz të Lidingö të ndjehen të pasigurt,” tha Daniel Källenfors, kryetari i këshillit bashkiak të hënën, pas këtij vendimi.

Kundërshtarët e këtij vendimi thonë se me ligjin e ri, problemi thjesht po shtyhet në bashki të tjera dhe tallen me idenë se vendasit me para, ndjehen të kërcënuar nga lypësit.

“Unë deri tani nuk kam gjetur ndonjë banor të Lidingös të thotë se ata janë të pasigurt,” tha Patrik Buddgård nga Partia e Qendrës, citon RT.

Partia e tij u bashkua me Liberalët për të kundërshtuar ndalimin, i cili u rrëzua me 26 vota pro dhe 25 kundër.

“Asnjëherë nuk kam qenë më e turpëruar për Lidingön siç jam tani,” tha Anita Dorazio, përfaqësuese e Komitetit të Azilit të Stokholmit dhe avokate e refugjatëve.

“Modeli Nordik”, i lavdëruar shpesh si një hibrid i ekonomisë së tregut dhe shërbimeve sociale, krenohet me një rrjet të fortë të sigurisë sociale që garanton të drejtat e banorëve.

Por lypësit, që në shumë raste kanë tërhequr publicitet, nuk janë vendas. Gjashtë bullgarë u arrestuan në dhjetor për trafikimin e nëntë prej bashkatdhetarëve të tyre në jug të Suedisë duke i detyruar ata të lypnin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...