I mori 13 mijë euro një shtetasi për ta çuar në Australi, arrestohet në Spanjë shqiptari

Saturday, 05 October 2019 17:11

Është arrestuar në Spanjë shtetasi shqiptar Luan Bundo, i cili është i dënuar me 10 vite burg në vendin tonë për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

“Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës. Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë shkëmbimit shumë të shpejtë të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Spanjolle, u bë e mundur arrestimi në Madrid, i shtetasit Luan Bundo, 62 vjeç, nga Tirana”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Po ashtu, sqarohet edhe ngjarja për të cilën Bundo është dënuar me 10 vite burg. “Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh.

Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vite burgim”, thotë policia.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...