Kërkuan azil, por.../ Riatdhesohen 60 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

Tuesday, 08 October 2019 17:47

Ndonëse ikën me shpresën për të fituar azil, fati nuk u ka buzëqeshur 60 shtetasve shqiptarë, të cilët janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Sipas asaj që raporton vetë Policia e Shtetit, 55 persona janë kthyer nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

 

NJOFTIMI I POLICISË

 

Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë me qëndrim të parregullt në territorin francez, si edhe për persona apo familje, të cilëve iu është refuzuar azili në Francë, mesditën e sotme u organizua operacioni i riatdhesimit, si rezultat i bashkëpunimit mes Francës dhe FRONTEX-it, me nisje nga aeroporti Lille Lesquin.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan gjithsej 60 shtetas shqiptarë, nga këta 55 nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...