Akademikët kundër 'Nobelit' për Peter Handke: Një çmim që nxit urrejtjen

Premte, 11 October 2019 11:00

Shaban Sinani, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka reaguar lidhur me dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke. “Jemi të mendimit se një institucion për paqen, jep çmim që nxit urrejtje. Vendimi është degradues, pasi shkel ligjet evropiane të paqes. Nuk është e drejta jonë të kërkojmë shfuqizimin e çmimit, sepse nuk mund të ndodhë”, tha Sinani për Abcnews.

Kritikët kanë reaguar në lidhje me këtë  vendim. Ata janë shprehur kundër vendimit për t’i dhënë Peter Handke një çmim Nobel për letërsinë. Dramaturg, novelisti dhe poetit austriak iu dha çmimi Nobel të enjten. Ai është një figurë shumë e diskutueshme pasi njihet si mbështetës i serbëve gjatë luftës jugosllave të viteve 1990.

Edhe vetë autori austriak tha se, ishte i befasuar kur fitoi çmimin, duke shtuar se vendimi ishte “shumë i guximshëm nga Akademia Suedeze”. Cmimi i tij u vlerësua gjerësisht në Austri ndërsa kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, foli për “një shkrimtar të madh, humanist dhe një njeri që e do Serbinë”.

Akademia Suedeze e cila mbikëqyr çmimin prestigjioz tha në një deklaratë se, Handke ishte njohur për “një punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...