Mjaft me racizëm, Uefa shpall luftë totale: “Edhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë”

Tuesday, 15 October 2019 19:20

“Ishte një kohë, jo shumë larg, në të cilën familja e futbollit kishte menduar se gjurma e racizmit ishte vetëm një kujtim i largët”. Nis kështu komunikata e presidentit të Uefa Aleksander Čeferin, pas episodeve të vazhdueshëm të racizmit në stadiume. E fundit në rend kohor ndodhi gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 mes Bullgarisë e Anglisë. Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të koreve raciste të drejtuara lojtarëve anglezë me ngjyrë. “Po impenjohemi deri në fund për të eleminuar këtë të keqe nga futbolli, po bëjmë gjithcka”.

“Rritja e nacionalizmit në të gjithë kontinentin ka nxitur disa sjellje të papranueshme dhe dikush mendoi se stadiumet ishin vendi i duhur për t’i dhënë zë këtyre ideve të frikshme”, tha presidenti i Uefa. “Si organ drejtues, unë e di se ne nuk do të fitojmë asnjë konkurs popullariteti, por disa konsiderata të shprehura për qasjen e Uefa në luftën kundër racizmit janë shumë larg nga realiteti. Uefa, në bashkëpunim me Fare (Futbolli kundër Racizmit Evropë), ka vendosur një protokoll për të identifikuar dhe luftuar racistët. Sanksionet e vendosura nga UEFA janë ndër më të rëndat në botën e sportit “.

Sanksioni minimal në fakt parashikon mbylljen e pjesshme të stadiumit e si rrjedhojë me humbje ekonomike për klubet dhe një njollë për tifozët. “Uefa – vazhdon Ceferin – është organi i vetëm që skualifikon një lojtar për 10 ndeshje në rast të sjelljes raciste. Më besoni, ne jemi thellësisht të angazhuar për ta eliminuar këtë të keqe nga futbolli, po bëjmë gjithçka. Duhet të punojë së bashku me qeveritë dhe OJQ-të dhe të bëmjë luftë të përbashkët kundër racistëve. Federatat e futbollit, vetëm, nuk mund ta zgjidhin këtë problem. Edhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë. Vetëm duke punuar së bashku në emër të nderit dhe etikës, do të bëjmë progres”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...