Kushtetuesja/Vettingu ngadalëson procesin e përzgjedhjes së kandidatëve

Premte, 18 October 2019 18:53
Duke filluar që nga muaji dhjetor i vitit 2018, në Gjykatën Kushtetuese ra kuoromi i nevojshëm i gjyqtarëve që duhet të shqyrtonin çëshje mbi paligjshmërinë apo shkeljen e Kushtetutës.

Aktualisht, stoku i dosjeve që pritet të trajtohen ka kapur numrin 126. Gjatë këtyre muajve, kalimi “në filtër” i kandidatëve që garojnë për t’u ulur në Gjykatën Kushtetuese u ka përkitur anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Ndërsa, tanimë gjendemi brenda afatit  30 ditor, ku dy institucionet e emertesës, Presidenca dhe Kuvendi duhe të shprehen mbi listën gjashtë emërore që dorëzoi KED-ja, ku bënin pjesë: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Besnik Muci, Marsida Xhaferrllari, Regleta Panajoti.

Në këtë listë, përfshihen edhe kandidatë që vazhdojnë të kenë probleme me vettingun. Kështu përshembull, Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda, u kualifikua nga vetting, por çështja e tij u apelua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). E njëjetë është situate edhe në rastin e gjyqtares Regleta Panajoti. Ndërsa, për një tjetër kandidate, Marsida Xhaferrllari, vettingu dha një vendim të mëdyshur: as konfirmim dhe as shkarkim nga detyra.

Në këto kushte, pritet që organet e emertesës të vendosin për vetëm tre kandidatë, të cilët do të ulen në vendet vakante të GJK-së, ndërkohë që gara ishte e hapur për katër vende.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...