Gazetari nxjerr blof Ramën: Nuk është e pamundur, procedurat për të tërhequr Alvin zgjasin vetëm 10 minuta

Hënë, 21 October 2019 23:27

Gazetari Taulant Kopliku është përlotur në studion e emisionit Open ku po flitet për historinë e vogëlushit Alvin Berisha i cili ka mbetur në kampin sirian Al-Hol.

“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë, ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit”, tha Kopliku.

“Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të çarë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë. Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.
Gazetari Taulant Kopliku është shprehur se procedurat për të tërhequr persona nga ai kamp zgjasin vetëm 10 minuta.

“Pak kohë përpara një i deleguar nga Danimarka ka tërhequr tre persona me procedura që zgjasin vetëm 10 minuta. Pra janë procedura shumë të thjeshta”, tha Kopliku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...