‘I bleva kokrrat dhe i piva …’/ Tragjike nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës, ja fjalët e fundit! Detajet

Tuesday, 22 October 2019 19:48

Një 47-vjeçare nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës, i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke pirë disa kokrra fostoksinë.

Lulzime Mema,nëna e 3 fëmijëve,dy vajzave dhe një djali, ka qënë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese. Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar, i cili ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë.

47-vjeçarja Mema është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se helmin e kishte blere vetë sot dhe e kishte pirë me vetëdije të plotë.

“I bleva kokrrat vetë dhe i piva më vetëdije”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 47-vjeçares Lulzime Mema.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar nënën e 3-fëmijëve drejt vetëhelmimit, ndërkohë që nga policia konfirmohet se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...