Dhurara Çupi: Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit

E mërkurë, 23 October 2019 19:15

Nga Dhurata Çupi

Tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë ne shërbim të pushtetit.
Me gjithë resistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatra te tjere, zonë në të cilë buron dhe pershkon ky uje, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i. Fotot jane pikerisht nga kjo zone

Duke ia kaluar pasurinë natyrore dy apo tre njerezve prane pushtetit, u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.
Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.

Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.
Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.
Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.
#stopshkatërrimit#
#mebanorëtematit#

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...