Bjeshkët e Namuna po digjen prej 3 ditësh, Policia e Kosovës: Mos ndizni zjarre në pyje

Hënë, 28 October 2019 08:51

Gjatë tri ditëve të fundit Drejtoria e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” në Kosovë së bashku me ekipet e zjarrfikësve, janë përballur me zjarret që janë përhapur në pyjet e parkut në rajonin e Milishevcit afër fshatit Stankaj. Përkundër angazhimit të vazhdueshëm për lokalizimin e zjarreve dhe fikjen e tyre disa vatra zjarri ende janë aktive.

Deri me tani nuk ka ndonjë informacion të vërtetur për shkaqet e zjarreve mirëpo ka indikacione që ato të jenë përhapur si pasojë e pakujdesive të banorëve lokal apo vizitorëve në park edhe pse nuk përjashtohet mundësi që zjarret të jenë edhe të qëllimshme. Duhet përmendur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë fikur 10 vatra të reja të zjarreve në rajonin e Roshkodolit. Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe Organet e Prokurorisë të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Duke marrë për bazë thatësinë po vazhdon gjatë këtyre ditëve në vendin tonë, mundësia e përhapjes së zjarreve të reja nëpër pyje përfshirë edhe pyjet në Parqet Kombëtare është evidente.

Prandaj me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, Ministri i MMPH-së ka bërë apel për të shtuar kujdesin për të evituar paraqitjen e zjarreve të reja. Ndërsa Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përmes Drejtorisë për Administrimin e PK Sharri dhe Drejtorisë për Administrim e PK Bjeshkët e Nemuna, ka shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin dhe monitorimin e territorit të Parqeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...