Nëna i çon drogë djalit në burg, arrestohet bashkë me djalin tjetër

Hënë, 28 October 2019 12:08

I çon drogë të birit në burg e përfundon në arrest shtëpie, bashkë me djalin tjetër që e shoqëronte në vizitën e përjavshme, në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë.

I ka ndodhur një gruaje shqiptare pasditen e së shtunës, kur bashkë me djalin shkoi në burgun Casetti në Rimini ku është duke vuajtur dënimin djali tjetër i saj, për një numër krimesh të lidhur me drogën. Ai përfundoi në burg pasi u ka për të disatën herë duke shitur drogë, duke shkelur arrestin e shtëpisë.

Para se të takojnë të burgosurit, të afërmit që bëjnë vizita i nënshtrohen kontrollit, i cili shpeshherë nuk është i plotë, siç ndodhi edhe në rastin e gruas në fjalë.

Nënë e bir kaluan pa probleme, pasi e kishin fshehur drogën në pjesë intime, duke mbërritur të pashqetësuar në sallën e takimeve. Në të gjendet një tavolinë e rrumbullakët, ku të dënuarit janë ulur ndërkohë në pritje të vizitorëve. Në dhomën ngjitur qëndrojnë agjentët e policisë së burgjeve që përmes një dritareje-pasqyrë shohin çfarë ndodh, por pa dëgjuar se çfarë thuhet. Sidomos kohët e fundit agjentët janë më të vëmendshëm, në veçanti në fundjavë, kur është më e mundshme që të afërmit e të burgosurve të fusin drogë në burg.

Të shtunën, agjentët vunë re nënën e të burgosurit që doli midis të birit e pasqyrës, duke zënë pamjen. Një gjest që atyre iu duk më tepër i qëllimshëm se sa i rastësishëm. Njëherazi, edhe vëllai përqafonte të burgosurin me një përzemërsi që gjithashtu dukej e dyshimtë. E gjithë skena i bëri policët të dyshonin se midis dy vëllezërve pati ndonjë shkëmbim.

Sapo përfundoi takimi, vendosën të veprojnë, me bindjen se diçka do të gjenin. Pas vizitave, të burgosurit kontrollohen përsëri para se të kthen në qeli. Dhe kontrolli i shqiptari konfirmoi dyshimin e policëve.

Në çorape iu gjetën tre pako të mbështjella, që kishin hashash. Gjithsej 20 gramë, për të cilën kishte porositur familjarët. Në çast u dha alarmi dhe u njoftuan policët në hyrje të burgut që të ndalonin të afërmit e shqiptarit.

Nuk kishte dyshime që droga u kaluar nga nëna e i biri, ajo një 44-vjeçare rezidente në Rimini, ai 26 vjeç, me profesion kasap, të dy pa precedentë penalë. U arrestuan për zotërim droge me faktin rëndues të kryerjes së aktit brenda burgut. U lanë në arrest shtëpie dhe në ditët e ardhshme do të dalin para gjyqtarit për vlerësimin e masës së sigurisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...