DOKUMENTI/ Zbardhen provat e gjykatës, Tahiri lidhje të ngushtë me Habilajt

Hënë, 28 October 2019 15:13

Gjykata ka zbardhur sot vendimin për dënimin me pesë vite burg të Saimir Tahirit, e cila u konvertua në 3.4 vite shërbim prove.

Në vendimi, gjykata arsyeton se nuk ka prova për të vërtetuar akuzat e ‘grupit të strukturuar kriminal’ duke mbetur vetëm tek argumentimi i akuzës për ‘shpërdorim detyre’, e cila sipas gjykatës ka ndodhur pasi ish-ministri kishte dijeni se vendi ishte mbushur me kanabis, por nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndërhyrë.

Ndërkohë, gjykata ka vërtetuar disa lidhje me Tahirit dhe grupit të Habilajve, siç është rasti i shitjes së makinës, por më tepër, udhëtimi me këtë makinë i Tahirit dhe bashkëshortes së tij pas firmosjes së kontratës së shitjes tek Moisi Habilaj.

Gjykata konfirmon se është provuar udhëtimi i Tahirit dhe bashkëshortes së tij me audin me targa ‘AA003GB’ edhe pasi makina ishte shitur tek Habilajt. Po ashtu, si provë merren edhe shërbimet që Moisi dhe Artan Habilaj ka bërë ndaj mjetit lundrues ‘Auras’.

 ‘Rezulton se shtetasi Moisi Habilaj është angazhuar vetë për këtë mjet në vitin 2014’, shkruan gjykata në vendimin e zbardhur sot.

Më tej, gjykata thotë se të gjitha këto ‘vërtetojnë një lidhje të drejtpërdrejt dhe të qendrueshme te Saimir Tahirit dhe Moisi dhe Artan Habilajt’.

Për të argumentuar këtë, gjykata i referohet një përgjimi të telefonit të bërë mes datave 7-10 korrik 2014 të Moisi Habilajt dhe babait të Saimir Tahirit. Sipas gjykatës, përgjimet telefonike kanë konfirmuar se Moisi Habilaj dhe babai i Saimir Tahirit kanë qenë në të njëjtin vend në Itali.

Të dy ata sipas gjykatës kanë udhëtuar në të njëjtën datë dhe janë kthyer sërish bashkë në të njëjtën datë nga Itali.

Vendimi ku gjykata bën shpjegimin për lidhjen me Tahirit dhe Moisi Habilajt:

auto_WhatsApp_Image_2019-10-28_at_12.08.401572271131.jpeg

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...