'Anija e kalbur e Rilindjes do mbytet'/ Spahia: ‘Opozita parlamentare’, numra për t'i injektuar legjitimitet një kryeministri të rrëzuar

Hënë, 28 October 2019 17:24

"Opozita Parlamentare” është thjesht numra për t'i injektuar legjitimitet një kryeministri të rrëzuar qartazi që nga 9 kushtet gjermane!

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish deputeti i PD-së Bardh Spahia.

 

Sipas tij, është e mjerueshme të kapesh pas një anije që po mbytet e nuk ka “opozitë” që e shpëton.

 

"Taulant Balla ua bëri të qartë se qeveria i vendos vetë prioritetet. Dmth flisni sa të doni, se na duhet justifikimi për një javë në popull për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës por mos kini prentendime se do ndryshoni gjë!", shkruan ndër të tjera Spahia.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

“E mbyllen nje jave ne muaj parlamentin qe te kryejne punet e Rilindjes, qe ka humbur komplet besimin edhe mes socialisteve me te bindur. Inskenuan nje seance per "hallet e popullit" e kur "opozitaret" e rinj po e merrnin seriozisht e po kerkonin zgjidhje per probleme te ndryshme, qe ne seancen e dyte ra maska!

Taulant Balla ua beri te qarte se qeveria i vendos vete prioritetet. Dmth flisni sa te doni, se na duhet justifikimi per nje jave ne popull per te mbrojtur karrigen e Edi Rames por mos kini prentendime se do ndryshoni gje!

Kjo eshte vec prova e rradhes se sa mjeran eshte ai parlament! "Opozita" jane thjesht numra (edhe kunder nuk u prish asnje pune) per t'i injektuar legjitimitet nje kryeministri te rrezuar qartazi qe nga 9 kushtet gjermane! Mjerim i madh te kapesh pas anijes qe mbytet! Eshte vetem ceshtje kohe por fundi nuk ndryshon. Ajo anije e kalbur do mbytet!”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...