Emrat e 4 shqiptarëve që iu sekuestruan sot milionat, EUROPOL: Trafikonin armë në BE dhe tonelata kokainë

Tuesday, 29 October 2019 12:40

Katër të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar Goldfinger, pasuria e të cilëve prej 3 milionë eurosh në Shqipëri, u sekuestrua sot, janë: Jetmir Kastrati, Dëfrim Eçi, Armando Doçaj, dhe Eri Pelingu.

Më 26 qershor 2019, Europoli njoftoi se “Operacioni Goldfinger” goditi grupet kriminale nga Ballkani perëndimor.

Sot (26 qershor 2019) Njesia Speciale e Hetimit e Kopenhagenit e Policisë Daneze arrestoi 31 persona të një organizate të madhe kriminale, e cila kontrabandonte, shiste dhe shpërndante armë zjarri dhe drogë në të gjithë BE-në.

Ata akuzohen për kontrabandë dhe shpërndarjen e 1650 kg kokainë, - nënvizon Europoli në njoftim.

Policia daneze kontrolloi shtëpi në 40 vende dhe gjeti sasi të mëdha narkotikësh, zrmësh zjarri dhe para. Hetimi u krye në bashkëpunim me organizatat e zbatimit të ligjit nga Gjermania, Holanda, Slovenia, Suedia dhe Shqipëria.

“Europol's Analysis Project (AP) Copper”  që mbështet parandalimin dhe luftimin e krimeve që përfshijnë grupë të organizuara kriminale dhe grupe të krimit të organizuar, e mbështeti këtë çështje që prej fillimit. AP Copper siguroi mbështetjen analitike dhe organizoi tre takime operacionale me partnerët e përfshirë në selinë e Europolit dhe në Danimarkë.

Ditën e aksionit, tre oficerë të Europol me zyra të lëvizshme dhe mjete speciale për nxjerrjen e të dhënve ishin në veprim për të mbështetur."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...