Aksidenti/ Makina përplas një 75-vjeçare në aksin Korçë - Bilisht

Tuesday, 29 October 2019 13:12

Një aksident me një plagosur rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras, në Devoll.

Blutë e Korcës bëjnë me dije se 36-vjeçari me iniciale V.H, banues në fshatin Sul, duke drejtuar një automjet tip "Benz", ka aksidentuar një 75-vjeçare me iniciale Gj. H.

75-vjeçarja është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ja njoftim i Policisë:

Më datë 29.10.2019, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Miras, shtetasi V.H, rreth 36 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, duke drejtuar një automjet tip "Benz", ka aksidentuar shtetasen Gj.H, rreth 75 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit shtetasi V.H, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...