Spanjë/ Sekuestrohen 436 kg drogë e mijëra euro, mes të arrestuarve shqiptarë

Tuesday, 29 October 2019 15:28

Disa shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë si pjesë të një rrjeti ndërkombëtar që trafikonte marijuhanë në brendësi të Europës.

Operacioni në disa faza i titulluar "Bela" në rajonet spanjolle të Andaluzisë dhe Almeries, kulmoi të martën në arrestimin e 11 personave të moshës 34 deri 50 vjeç me shtetësi shqiptare, italiane dhe polake.

Më i riu prej shqiptarëve, vetëm 34 vjeç, ishte shpallur në kërkim 9 herë të tjera, ndërsa ndaj bashkëkombësit të tij 44-vjeçar, ishte lëshuar një urdhërarrest europian nga autoritetetet italiane.

Në zotërimin e autorëve u gjetën 436 kilogramë bimë marijuhanë, 246 mijë euro para kesh, një kamion dhe sende për paketimin dhe peshimin e lëndës narkotike.Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve prej korrikut të kaluar, kur gjatë një kontrolli të rastësishëm të një kamioni do të zbulonin 94 kilogramë marijuhanë.

 Më 17 tetor të këtij viti, një tjetër verifikim në mjetin e drejtuar nga 44-vjeçari shqiptar do të çonte në zbulimin e një sasie prej 70 kilogramë marijuhanë dhe 270 kilogramëve të tjerë lëndë narkotike të magazinuar në një fermë në bregdetin juglindor të Spanjës.

 Sasia besohet se do të transportohej me automobila të mëdhenj të marrë me qira nëpër destinacione europiane, si Gjermania, Italia dhe Polonia.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...