Tmerrohen fshatarët e Kolonjës: I riu sulmon fqinjin 66-vjeçar, iu turret edhe policëve me sëpatë

Premte, 01 November 2019 13:39

Banorët e fshatit Taç Lart në Kolonjë janë tmerruar sot nga agresiviteti i një banori të tyre dhe kanë telefonuar policinë për ndihmë.

Një 36-vjeçar me iniciale B.A kishte bërë sherr me një fqinjin e tij 66 vjeç për arsye banale. Më pas, si të mos mjaftonte kjo, i kishte thyer me gurë xhamat e shtëpisë.

Policia mbërriti në fshat pas alarmit të dhënë nga bashkëfshatarët se konflikti mund të përshkallëzohet, mirëpo, siç e njoftoi edhe vetë, ai “ ka bërë rezistencë duke i ka kanosur për shkak të detyrës efektivët, me një sopatë.”

Në këto rrethana, Policia e ka çarmatosur B.A, që doli se kishte qënë edhe më parë i dënuar për dhunë, dhunë në familjen e vet dhe e ka arrestuar.

Nga kontrolli në shtëpi ku ndodhej edhe babai i tij, F.A, 64 vjeç, Policia gjeti 22 kg kanabis si dhe 69 copë fishekë, krahas sëpatës.

36-vjeçari i arrestuar tanimë akuzohet për 4 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, "Shkatërrimi i pronës".

Po ashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Dosja e të dyve i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...