Arrestohet 25 vjeçari, i kishte marrë makinën me mashtrim një italiani

Tuesday, 05 November 2019 10:13

Eshtë arrestuar një 25 vjeçar në Qafë Botë, Sarandë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.

Në Tetor të 2018-ës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Qafë Botë, Sarandë

Policia Kufitare ndalon shtetasin A.A., 25 vjeç, banues në fshatin Vermik, Vlorë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, shtetasi A.A ka ardhur nga shteti Grek dhe gjatë kohës që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, 25 vjeçari është larguar me shpejtësi duke tentuar t'i shpëtojë shërbimeve.

Shërbimet e Policisë iu vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur "Varrezat e Konispolit".

Në Tetor të 2018-ës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.

Vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...