Pesë rastet kur Rrajat tronditën opinionin publik

Tuesday, 05 November 2019 12:13

Kur kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Rrahman Rrajën, deputetin e tij në zonën problematike të Fushë Krujës, la të kuptohej se ai ishte një njeri që po i binin në qafë më kot.

Megjithatë emrat e Rrajave nisën të lakohen gjithmonë e më shumë duke treguar qartë se sa e rrezikshme është simbioza e krimit me politikën.

Fillimisht opinioni publik mësoi për ta kur djali i deputetit, Rexhep Rraja, u akuzua se kishte dhunuar barbarisht ish- të dashurën, ndërkohë që policia nuk kishte lëvizur për të mbrojtur vajzën me emrin Xhisiela. Pikërisht kur opinioni publik i tronditur u vendos në krah të Xhisielës, kjo e fundit vendosi të mbronte ish- të dashurin e saj.

Pasi kjo histori u ftoh duke u lënë shqiptarëve një shije të hidhur, një video do trondiste opinionin publik. Një person do dhunonte një grua në mes të Tiranës. Sërish policia nuk reagoi edhe pse ishte e pranishme. Protagonist i dhunës ishte Ramazan Rraja, nip i deputetit socialist. Ashtu siç ndodh rëndom, për ngjarjen nuk u fol më shumë se tre ditë.

Për Rrajet nuk do flitej më deri në fillim të nëntorit. Të hënën e parë u raportua se ishte vjedhur filiali i Postës së Krujës, duke marrë plot 110 milionë lekë dhe një sasi valutë. Drejtori i postës? Vëllai i deputetit Rraja, Xhelali.

Pa u shuar akoma diskutimet për këtë ngjarje, mediat raportojnë se është arrestuar edhe Redjan Rraja. Ky i fundit akuzohet për një nga ngjarjet më të rënda të kohëve të fundit, atentatin me armë ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Emri i Redjan Rrajës del edhe në një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik para disa kohësh: vrasjen e Elton Çiços. Edhe pse akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço, Rraja u dënua nga Gjykata e Tiranës vetëm me 8 muaj burg. Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...