Si u shpëtua Alvini/ Detajet e operacionit të paprecedentë

E Enjte, 07 November 2019 09:48

Gëzim për Alvinin, gëzim edhe për të gjithë shqiptarët.

Më në fund vogëlushi 11-vjeçar është i lirë.

Sipas gazetës italiane, Repubblica, djaloshi u lirua nga kampi Al Hol falë një korridori humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq dhe homologët e tyre arabë.

Gazeta shton se në operacion kanë qenë të pranishme edhe forcat speciale italiane, ndërkohë që kanë ndihmuar edhe autoritetet shqiptare.

Sipas gazetës, ky është një operacion i paprecedentë për shkak se asnjë fëmijë nuk është liruar nga një kamp sirian që prej nisjes së luftës.

Alvin pritet të fluturojë nga Bejruti i Libanit drejt Romës.

Vogëlushi u rrëmbye nga mamaja e tij para pesë vitesh. Valbona ishte pjesë e Shtetit Islamik, por e la djalin jetim kur ajo vdiq në një kamp refugjatësh pas një bombardimi.

***

Alvin Berisha është larguar nga kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS në Siri dhe ndodhet në Damask në rrugën e kthimit për në Itali ku ndodhen babai i tij, Afrimi dhe dy motrat.

 Në një bisedë telefonike për News24, Afrim Berisha rrëfeu detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvinit dhe falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe janë solidarizuar me të. Ai tregoi se ka pasur telefonata nga Presidenti Ilir Meta dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai tregoi se ka folur me Alvin dhe është mirë por pak i trembur pasi nuk e ka ditur se ku po çonin. “Kam folur me Alvin, më tha ‘babi jam duke ardhur’. I thashë mos u tremb se ata janë shokët e babit”, tha Afrim Berisha në News24.

Ku ndodhet Alvin tani?

Tani është në Damask. Unë jam nisur ta pres në Romë. Nuk kam konfirmim kur mbërrin por po presim.

Shumë faleminderit të gjithë ata që janë marrë me djalin. Si Shqipëria, si Italia. Kanë 5 vjet autoritetet në Milano që merren me mua dhe djalin. Tani e kanë ata në dorë. Faleminderit ambasadorit në Romë, presidentit, kryeministrit. Të gjithëve.

Kush ua dha lajmin?

Lajmin ma kanë dhënë karabinierët e ROS. I kam me video, i kam të gjitha në dorë. Janë duke filmuar çdo gjë që ai bën. Faleminderit kryqit të kuq, gjysmëhënës siriane.

Kush e ka shpëtuar?

Karabinierët ROS anë 15 ditë që janë atje duke u marrë me këtë punë. Kanë shkuar dhe autoritetet shqiptare. Janë marrë kryqi i kuq ndërkombëtar. Gjysmëhëna siriane, të gjithë. Por më shumë karabinierët Ros të Milanos.

 

Më ka lajmëruar në telefon dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Më ka telefonuar dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e falënderoj shumë.

Si është Alvin?

Mirë thonë por deri sa ta shoh vetë. Kur ecën, ecën pak me këmbën se e ka të plagosur. Por është mirë. Është një doktoreshë që rri me të, deri kur të vijë në Itali. Është e kryqit të kuq. Ka 6-7 muaj që është plagosur.

Kam folur me të në telefon vazhdimisht, nga dje pasdite që ka dalë, nga ora 2 dje ka dalë, e kanë marrë nga kampi. Ma kanë dhënë, kam folur në telefon me të.

Çfarë ju tha Alvin?

Më tha ‘babi jam tu ardh’. I thashë babi është këtu afër, mos u mërzit se ata janë shokët e babit, mos u tremb. Më tha ‘mirë babi unë jam tu ardh’. Mbrëmë në orën 10 kam folur që mbërriti në hotel në Damask. Është i trembur se ai nuk i njeh, nuk e di ku po e çojnë. Mbrëmë fola me karabinierët Ros dhe i thashë babi mos u mërzit se ata janë shokët e babait. Tani po pres që ata të marrin avionin, të shkojnë nga Damasku në Libi dhe në Libi mund të më tregojnë se në çfarë ore do mbërrijë në Itali.

Ju keni dy fëmijë të tjerë?

Kam dy vajza. Vajza e madhe 17 vjeç, e dyta 16. Mezi po presin vëllain. Po presin gjithë shqiptarët. Kam pasur shumë shumë telefonata. Shumë shumë faleminderit gjithë shqiptarëve, kush është marrë me këtë punë.

Cili do ishte mesazhi që mund t’i jepnit të gjithë atyre njerëzve, gjithë atyre prindërve që ndoshta janë në pozitat tuaja?
Kërkoj që siç janë marrë me djalin tim, të merren dhe me të gjithë ata fëmijë që janë atje, të kthehen të gjithë sa më shpejt.

Modifikuar më E Enjte, 07 November 2019 09:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...