Mblidhen emergjencat civile për Jugun, ura rrezikon shembjen

E Enjte, 07 November 2019 12:52

Moti i keq vijon të sjellë probleme. Këtë të enjte janë mbledhur emergjencat civile për bashkitë e jugut: Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol.

Në mbledhje u evidentua se në Delvinë, ura e Vanës rrezikon shembjen dhe pritet ndërhyrje nga autoritet.

Në takim u fol për statistikat për demet e shkaktuara nga zjarret. Numri i zjarreve ketë vit, rezulton thuajse 2 fish më i lartë se një vit me parë. Dhe dëmet e shkaktuara shume më të larta se një vit më parë.

Në fjalën e tyre, përfaqësues të Bashkive kanë kërkuar fonde pre emergjencat. Është folur gjithashtu pre pritshmëritë nga reshjet. Situata me problematike në lidhje me demet nga shiu rezulton në Delvinë.

Aty është dëmtuar ura e Vanës që rrezikon të shembet, ndërsa prefekti ka njoftuar se priten të ndërhyjnë forcat xheniere për ta shembur pasi kalimi në ure rrezikon banorët.

Në Sarandë, problem mbetet dëmtimi i urës se Metoqit. Bashkia kërkon fond pre ndërtimin e urës si dhe kërkohet shtim fundi për emergjencat.

Përfaqësuesi i bashkisë Finiq ka thënë se problemi i zjarreve që këtë  vit ka qene i madh në Finiq është për shkak të mungesës së rrugëve. Ne Fniq nuk ka rrugë për të lidhur fshatrat, ndaj zjarrfikësja nuk kalon dot, u shpreh. Si problem u ngrit edhe çështja e bordit të kullimit. Sipas përfaqësuesit, bordi nuk i përgjigjet kërkesave të Bashkisë dhe asnjë investim nuk është bërë në kanalet kulluese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...