Përgjaket sfida e Europa League mes Lazios dhe Celtik, huliganët plagosin me thikë dy tifozë miq

E Enjte, 07 November 2019 21:01

Natë e dhunshme në Romë në prag të ndeshjes së Ligës së Europës mes Lacios dhe Celtic Glasgow. Sipas raportimeve të “Il Tempo”, dy tifozë të Gllasgout janë goditur me thikë në zonën historike të qytetit nga një grup prej 7-8 ultrasish të Lacios, që janë larguar me shpejtësi pas agresionit.

Viktimat janë një 52-vjeçar dhe një 35-vjeçar. “The Scottish Sun” raporton për një pusi të ngritur nga një grup huliganësh me fytyrë të mbuluar.

Agresorët kanë sulmuar me të dëgjuar theksin anglez të personave, çka ka vënë në dyshim sigurinë para dhe pas ndeshjes së tifozëve, pasi prezenca e mbi 9 mijë skocezëve në “Olimpico”, konsiderohet e rrezikshme për shkak dhe të precedentit që u krijua në Gllasgou, me skocezët që shfaqën në një banderolë ish-diktatorin italian, Musolinin, të varur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...