Atentati ndaj Ndojit/ Spaho: Jo vetëm qeverisja e inkriminuar, Marku kamikaze e regjimit

E Enjte, 07 November 2019 21:28

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjen Ndoj, i cili ndodhej në makinë me Andi Maloku, i cili ndërroi jetë sot pas 1 jave qëndrimi në spital, dhe Aleksandër Laho (Rrumi), ngjarje e ndodhur pasditen e 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës.

Spaho hedh akuza të forta ndaj shtetit, që sipas tij është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa nuk le pas as drejtuesit e rinj të drejtësisë në vend.

Sipas Spahos, prokurorja e përgjithshme Arta Marku është një kamikaze e këtij regjimi.

“Jo vetëm qeveria është e inkriminuar dhe e përzierë me interesa në këtë ngjarje, por ajo që të shokon më shumë eshtë gadishmëria e drejtuesve të drejtësisë së re për ti shërbyer asaj sa më shumë që të jetë e mundur.
Postimi nga Edmond Spaho

Jo vetem qeveria eshte e inkriminuar dhe e perziere me intetesa ne kete ngjarje, por ajo qe te shokon me shume eshte gadishmeria e drejtuesve te drejtesise se re per ti sherbyer asaj sa me shume qe te jete e mundur.

Eshte alarmuese ne se keto qe shkruan gazetari jane te verteta. Turp ne se i pari i sistemit te ri te drejtesise eshte katandisur ne hartues letrash vasaliteti dhe besnikerie ndaj Rames.

Pavaresisht lidhjeve te forta qe ka me kete maxhorance duhet te ttegonte qofte edhe nje grime integriteti formal duke ndenjur jashte intrigave dhe makinacioneve ordinere.

Nuk pres te veproje ndryshe Arta Marku. Ajo eshte nje kamikaze e ketij rregjimi dhe per tu bere prokurore e perhershme eshte gati te kaloje edhe ylberin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...