Kamëz/ Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë, arrestohet 61-vjeçari

Premte, 08 November 2019 10:15

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Valias/Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, në prangat e policisë ka përfunduar një 61-vjeçar i cili kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz.

R.S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz, është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij dhe gjatë momentit që 61- vjeçari po futej në banesë, i ka kërcënuar me jetë punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i Policisë

Kamëz

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të patrullës të përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5 parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në pranga një 61-vjeçar, i cili kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, shtetasin:

S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.
Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...