Shembjet në Radhimë dhe Orikum/ Banorët - Avokatit të Popullit: Po na zaptojnë pronat! Na kanë marrë nga 5 milionë lekë

Saturday, 09 November 2019 16:46

Shqetësimet lidhur me shembjet e IKMT gjatë bregdetit të Radhimës dhe Orikumit banorët e këtyre zonave ja kanë shprehur edhe përfaqësuesit të Avokatit të Popullit Arben Gjolekës.

"Kanë ardhur të na zaptojnë pronat komplet. Të vijë siç erdhët ju sot këtu, të na thotë çfarë do bëjmë", ankohen banorët.

"Nuk ka marrë asnjë njeri certifikatë pronësie. Kanë marrë nga 5 milionë lekë për një certifikatë", shtojnë ata.

Ashtu sikurse edhe në protesta ata përsëritën se shembjet po kryhen në mënyrë selektive dhe se bashkia ka nguruar të zbardhë projektin apo të dëgjojë zërin e tyre.

"Të bëjnë prishje pa bërë një dëgjesë me komunitetin, këtu është shkelje e parë ligjore. Këta njerëz nuk na kanë në llogari fare se ekzistojmë dhe ne. Bëjnë projekte për të shpëtuar ata që duan të shpëtojnë dhe për të prishur atje ku duan të prishin, të bëjnë rrugë atje ku i do qefi dhe i heqin atje ku i paguan ai tjetri", shprehet një pçrej banorëve.

Në krah të banorëve ishte edhe përfaqësuesi ligjor avokati Armando Cakrani.

"Nga momenti i aplikimit, shteti ka pasur për detyrë funksionale që brenda 60 ditëve, tu kthente përgjigje qytetarëve që do vazhdojë me procedurat e legalizimit të objektit ose jo. Duke i lënë në këtë gjendje, u ka krijuar bindjen këtyre qytetarëve që këta do të legalizoheshin dhe janë në të drejtë të zotit që të legalizoheshin", tha ai.

Banorët shprehen të vendosur për të vijuar rezitencën përmes protestave ndërsa më herët kanë thënë se pronën e tyre, të trashëguar brez pas brezi, do ta mbrojnë me jetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...