Teatri Kombëtar/ Liçaj: Kjo betejë e nxori Ramën lakuriq

Saturday, 09 November 2019 19:14

Prej mëse një viti në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Neritan Liçaj, shprehet besimplotë se godina do të shpëtojë.

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Liçaj foli thotë se tashëm edhe vetë kryeministri e ka pranuar se është në një betejë e cila e ka nxjerrë edhe atë, në kuptimin figurativ të fjalës, lakuriq. Në këndvështrimin e aktorit, do ishte shumë më dinjitoze sikur kryeministri të tërhiqej.

“Situata është shumë e mirë, ne kemi shpresë shumë të fortë tani se Teatri do të shpëtojë. Sepse ka shumë ngjarje që ndodhin aty, të vogla për ditë, lëvizje nën rrogoz nga ana e qeverisë të cilat nuk përditësohen në media, por nuk është asnjëherë qetë aty, që të thuash u mbyll ky muhabet, por ama kemi garanci që kemi mbështetjen totale të opinionit shqiptar sepse e kuptoi se aty nuk bëhej fjalë për një teatër të ri aty bëhej fjalë vetëm për vjedhje të pronës publike, për shkatërrim të dinjitetit të artistëve dhe edhe opinioni ndërkombëtar është ndërgjegjësuar dhe është në krahun tonë.

Edhe me ligjin e plehrave, Rama e bën një ligj dhe e lë aty, nuk i jep zgjidhje dhe gjen një moment të dobët dhe përpiqet të përcajë fut gjithmonë alarmin do ndodhi diçka, sinjale, bën gati policët pastaj… është logjika e tij perverse që nuk përpiqet t’i zgjidhë problemet. Ai përpiqet t’i shuajë protestat përmes formave nga më perverset nga më të voglat, nga më të paskrupulltat dhe ti je në alarm gjithë kohën, nuk mund t’i zësh besë. Por kam përshtypjen se edhe ai vetë tashmë e ka kuptuar se është një betejë e cila e ka nxjerrë edhe atë, në kuptimin figurativ të fjalës, lakuriq. Për mua do ishte shumë më dinjitoze sikur kryeministri të tërhiqej, të pranonte ‘ ok, s’ka asgjë të keqe, gabova. Gabova tërhiqem, hajde ta zgjidhim’. Por këtë ai nuk e bën për kokëfortësinë e tij, kështu që tani edhe ai është në siklet, ky është këndvështrimi im”, është shprehur Neritan Liçaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...