Me ujin që i arrin deri në gjunjë, kryebashkiaku i Venecias ecën nëpër qytetin e përmbytur një ditë pas baticës rekord, e cila arriti kulmin me 187 centimetra.
“E gjithë kjo është efekti i ndryshimeve klimatike”, deklaron ai.
“Një katastrofë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të fotografojnë dëmet e pësuara për kompensimin. Do shpallim gjendjen e krizës dhe të emergjencës”.
Venecia zgjohet dhe gjen një tjetër super-baticë, afërsisht 1 metër e 50 cm. Vetë Qendra e baticave është bërë viktima e stuhisë, që ka dëmtuar linjat telefonike, dhe për këtë arsye mund të kontaktohet vetëm përmes rrjeteve sociale.
Venecia mund të mbetet për ditë të tëra “peng” i baticave të larta të të jashtëzakonshme, të parashikuara deri të premten. Dy persona humbën jetën në Pellestrina.
“Kemi para syve një shkatërrim apokaliptik dhe total, por nuk po e ekzagjeroj me fjalët. 80% e qytetit është nën ujë, dëme të paimagjinueshme, të frikshme”. Kështu deklaroi Presidenti i Venetos i Lega-s, Luca Zaia, në një lidhje me Mattino 5.
Brugnaro: Dëmet të rënda në San Marco
Uji nuk ka kursyer Teatrin “La Fenice”, pushtoi zonat e shërbimit duke e nxjerrë jashtë funksionit sistemin elektrik dhe sistemin kundër zjarrit.
https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/11/patriarku-me-kryebashkiakun-400x164.jpg 400w, https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/11/patriarku-me-kryebashkiakun-768x314.jpg 768w, https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/11/patriarku-me-kryebashkiakun-600x245.jpg 600w, https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/11/patriarku-me-kryebashkiakun-370x151.jpg 370w, https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/11/patriarku-me-kryebashkiakun-113x46.jpg 113w, https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/11/patriarku-me-kryebashkiakun-770x315.jpg 770w" alt="Patriarku Me Kryebashkiakun" width="978" height="400" style="margin: 0px; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-size: 19.2px; vertical-align: middle; background: transparent; max-width: 100%; height: auto;">Niveli i ujit në Venecia preku 187 centimetra në orën 22:50 të së martës: është niveli i dytë më i lartë historik pas përmbytjes me 194 cm në 1966. Administrata komunale ka vendosur ta mbyllë çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në qytet dhe në ishujt e Lagunës. Tre autobusë uji u mbytën ndërsa ishin të ankoruar në Sant’Elena, gondolat u shkëputën nga limanet, një zjarr goditi një kabinë elektrike pranë muzeut Ca ‘Pesaro.“Është katastrofë, ne do të kërkojmë shpalljen e gjendjes së katastrofës natyrore. Kësaj here duhet të llogariten dëmet”, deklaroi kryebashkiaku Luigi Brugnaro.“Ne i kërkojmë qeverisë të kontribuojë – shtoi Brugnaro – dhe të kuptojë se në çfarë niveli është organizimi, sepse këtu ne me të vërtetë rrezikojmë të mos ia dalim më”.
Dy njerëz humbën jetën në Pellestrina. Një 78-vjeçar vdiq në ishullin Pellestrina, një nga rripat e tokës që ndan Venecian nga deti. Ngjarja ndodhi ndërsa në lagunë u shkarkuan stuhia e erës dhe shiut që shkaktuan ngritjen e jashtëzakonshme të nivelit të ujit në qytet. Vdekja e të moshuarit është shkaktuar nga një qark elektrik i shkurtër i shkaktuar nga batica që kishte hyrë në shtëpinë e tij. Një banor i dytë i ishullit, gjithashtu u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ndoshta për shkaqe natyrore.
Uji ka pushtuar edhe Bazilikën e San Marcos ku dëmet mund të jenë të konsiderueshme, në kohën e pikut të baticës, në Bazilikë u matën 110 centimetra ujë, ndërsa e gjithë dhoma e nëndheshme u përmbyt. Nën ujë kanë përfunduar edhe mermerët e zëvendësuara së fundmi, në rrezik kolonat e ndërtesës.




























