Gjyshi i Alvin Berishës rrëfen anën tjetër të historisë: Valbona iku nga dhuna, ai më kërkonte mua (VIDEO)

E Enjte, 14 November 2019 17:13

Ymer Çira, është gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij Valbona Berisha e cila u vra në Siri. Ymeri ka një version tjetër të historisë së përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi dy vajzat, bashkëshortin dhe mori djalin e vogël në aventurën e saj me një rekrutues të ISIS.

hhh-5Ymeri jeton në gjermani dhe në një lidhje me Skype nga Gjermania, tregon se përse vajza e tij, Valbona ishte larguar drejt Sirisë. Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.

“ Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar.

Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?

“ Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashe…..qan….pse e bërë ketë….qan… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.

Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.

“ Unë akoma shkoj me iluzionin që vajzën mund ta kem diku. Dhe ishalla është e kësaj natyre”.

Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?

“Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimit prej pesë vitesh. Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali”.

Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?

“ Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. dhe po të realizohet kjo, ju do ta shini se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë”./ Top Channel

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/hhh-5-300x169.jpg 300w, https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/hhh-5-768x431.jpg 768w" sizes="(max-width: 947px) 100vw, 947px" style="margin: 0px auto; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-size: 19.2px; vertical-align: middle; background: transparent; max-width: 100%; height: auto; clear: both; display: block;">

3
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Modifikuar më E Enjte, 14 November 2019 17:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...