U vidhte varëset në qafë qytetarëve, arrestohet hajduti nga Ura Vajgurore

Premte, 15 November 2019 14:23

Vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve, Policia kap dhe ndalon autorin e dyshuar. Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar "Gold" dhe në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit:

'Më tha do të vë 4 dhe më puthi'/ Dënohet mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen

  1. B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë, Fier

Operacion nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Gold".

Vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve, Policia kap dhe ndalon autorin e dyshuar.

Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnjë, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar "Gold" dhe në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit:

  1. B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Konkretisht specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:

  • •Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjës, dyshohet se i ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.
  • •Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjës, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E. H. dhe është larguar me vrap.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.

Konkretisht:

  • •Në datën 03.09.2019 në lagjen "Liri Gero", Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.
  • •Në datën 29.10.2019, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.
  • •Në datën 31.10.2019, në lagjen "Sheq i Madh", Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N. M.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...