Dështon karta e studentit në Tiranë

Hënë, 18 November 2019 20:18

Me kartën e studentit në Tiranë ofrohen 170 shërbime, por asnjë prej tyre nuk u shërben studentëve. Për RTV Ora ata shprehen se nuk duan ulje çmimi në shërbime estetike, por në libra e ushqime. Çmimet e konvikteve dhe qiratë janë të tjera shqetësime që ata kërkojnë si zgjidhje nga kryebashkiaku Veliaj.

Fabiola është pajisur me kartë studenti prej 5 muajsh por gjatë kësaj kohe nuk e ka përdorur asnjëherë. Shërbimet që ofrohen me çmime të reduktuara në kryeqytet ajo thotë se janë tërësisht të padobishme.

"Karta ime e studentit vazhdon të jetë në portofol, sepse njëherë që unë kam tentuar ta përdor nuk ka fumksionuar. I vetmi shërbim që mund të përfitojmë është aboneja. Madje kur jemi paraqitur për të tërhequr na është thënë se aboneja ka mbaruar. Kjo nuk është normale"

Kartën e cilëson jofunksionale pasi në të nuk përfshihen shërbimet që janë bazike për të rinjtë.

"Studenti nuk ka dëshirë ta kalojë kohën në kafe, studenti ka dëshirë të informohet, studenti ka nevojë të ushqehet"

Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka trumbetuar si sukses kartën e studentit, duke thënë se ofrohen jo pak por 170 shërbime në sektorin publik dhe atë privat. Por studentët e shohin si dështim, përmes saj mund të përfitojnë ulje vetëm në muze e kinema, qendra estetike apo dyqane veshjesh të shtrenjta.

"Unë në jetën time nuk shoh asnjë lehtësi nga karta e studentit"

Ajo çfarë kërkojnë është kosto e reduktuar në ushqime apo librari.

"Do na lehtësonte puna e një biblioteke, mjekimeve të ndryshme, të vizitave të ndryshme, ne këto lehtësira nuk i kemi"

"Nevojat bazike të paktën sa për tu ushqyer"

"Ulja në qira dhe konvikte"

Në disa prej fakulteteve, studentët e vitit të parë edhe pse kanë një muaj që janë ulur në auditore nuk e kanë marrë ende kartën. Sipas të dhënave të Bashkisë janë mbi 21 mijë studentë që janë pajisur me këtë dokument.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...