Dvorani: Kodi Penal nuk e përmban vjedhjen e kushtetutës

Tuesday, 19 November 2019 17:43

Ardian Dvorani u përpoq sot të justifikonte veprimet antikushtetuese dhe shkeljet e rënda penale me zaptimin e të drejtës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim për mediat ai habit kur thotë që kodi penal nuk ka shkelje penale për Kushtetutën.

“Nga ana tjetër, për momentin, parashtroj publikisht se, edhe vetë sjelljet dhe veprimet e mia, qoftë edhe ato të pavërteta por të dëshiruara si të tilla nga kallëzuesi, janë të tilla në natyrë që jo vetëm nuk përbëjnë ndonjë vepër penale, por as edhe ndonjë shkelje tjetër të ligjit” tha Dvorani.

I gjithë justifikimi i tij ka qenë dukshëm i një hajduti që është kapur me presh në dorë, nervozizëm sikur po fliste me Agaçin dhe me Ulsiun dhe jo me Presidentin e Republikës. Por, justifikimi më skandaloz i këtij pseudo juristi është logjika staliniste që këtë lloj vepre që thotë presidenti nuk na e përmban Kodi Penal. Pra kamikazi i Ramës sikundër e gjithë lukunia e hajdutëve të reformës bën  dhe prokurorin, dhe gjyqtarin dhe konstitucionalistin.

Sipas Dvoranit Kodi Penal e njeh vjedhjen, të lopës, të traktorit, të makinës, ndërsa vjedhjen e  Kushtetutës , jo. Baballarët e Kodit Penal kur e kanë hartuar atë nuk kanë parashikuar që do të dilte dhe një racë e tillë hajdutësh që vjedhin edhe kushtetutën. / REDAKSIONALE

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 17:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...