‘Si e përvetësoi Dvorani detyrën e kreut të shtetit’

Tuesday, 19 November 2019 20:38

Presidenti Ilir Meta e paditi të martën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të detyrës shtetërore’.

Nëse akuza e parë është e njohur për veshët e shqiptarëve, kjo e dyta është pak e njohur. Kjo akuzë parashikohet nga neni 246 i Kodit Penal.
Në këtë rast, Dvorani i ka përvetësuar detyrën shtetërore zyrtarit më të lartë të shtetit, Presidentit të Republikës.

Sipas padisë, Dvorani ka ndërhyrë në ushtrimin e kompetencave të Presidentit të Republikës sa i përket të drejtës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por kur quhet e konsumuar kjo vepër penale? Sipas ligjit, ajo kërkon në radhë të parë kryerjen e veprimeve të paligjshme, shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të detyrës.

Elementi i parë është konsumuar me botimin në Fletoren Zyrtare të listës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Në rastin konkret, neni 226, pika 2/e i ligjit Nr. 115/2016 parashikon vetëm të drejtën e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të nënshkruar aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe më pas ia përcjell ato organit të emërtesës, pra Presidentit të Republikës. Ndërkohë, botimi i këtyre akteve në Fletoren Zyrtare nuk është i parashikuar as në ligjin Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe as në ligjin Nr. 78/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”. Për më tepër, dërgimi i akteve për botim në Fletoren Zyrtare nuk është bërë me një vendimmarrje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por vetëm me iniciativën antiligjore të vetë Kryetarit të KED-së. Çdo veprim i kryer përtej kërkesave të ligjit dhe pa një vendimmarrje të KED, përfshihet në llojin e veprimeve që konsiderohen vepra penale, që në rastin konkret është shpërdorimi i detyrës. Në këtë mënyrë plotësohet elementi i parë i anës objektive të veprës penale të përvetësimit të detyrës,” thuhet në padi.

Ndërkohë elementi i dytë është konsumuar pasi Dvorani ka krijuar idenë në publik se Arta Vorpsi është anëtare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të përfundimit të afatit ligjor të Presidentit për t’u shprehur.

“Ligji Nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe ligji Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” nuk kanë parashikuar në asnjë dispozitë të drejtën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të konstatuar emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Përkundrazi, në logjikën e ligjit është e qartë se të drejtën për të konstatuar emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, e ka organi i emërtesës së tij, në rastin konkret Presidenti i Republikës. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji Nr. 8577/2000 kanë parashikuar edhe një etapë të fundit përpara fillimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Neni 129 i Kushtetutës dhe neni 8 i ligjit Nr. 8577/2000 parashikojnë shprehimisht se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin përpara Presidentit të Republikës”.

"Pra, pavarësisht se cili është organi i emërtesës, kushtetutëbërësi ia ka njohur të drejtën Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, që nëpërmjet betimit përpara tij të çertifikojë përfundimisht emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuptim, është e qartë se e drejta për të emëruar apo konstatuar emërimin automatikisht të tre prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i takon eksluzivisht Presidentit të Republikës. Përpjekja e Kryetarit të KED-së që nëpërmjet një manovre të paligjshme dhe të qëllimshme të konstatojë emërimin e znj. Arta Vorpsi anëtare të Gjykatës Kushtetuese duke dërguar listën për botim në Fletoren Zyrtare, përbën përvetësim të kompetencave të Presidentit të Republikës nëpërmjet ushtrimit të tyre në mënyrë të padrejtë. Në këtë mënyrë përmbushet edhe elementi i dytë i anës objektive të veprës penale të përvetësimit të detyrës. Për sa më sipër, Presidenti çmon se elementi i dytë lidhur me anën objektive të veprës penale është përmbushur plotësisht,” thekson padia.

Për më tepër, presidenti thotë se veprimet e Dvoranit janë kryer me vetëdije dhe me dashje të drejtpërdrejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...