Kisha greke varros në Shqipëri edhe 193 ushtarë të tjerë grekë, numri arrin në 1050

E mërkurë, 20 November 2019 09:46

Një varrim sipas riteve të krishtera ortodokse iu bë eshtrave të 193 ushtarëve grekë, që vdiqën në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941.

Pas 79 viteve, eshtrat e ushtarëve që humbën jetën ndërsa luftonin për Greqinë, u mbuluan me flamurin greke dhe u vendosën në varret e tyre, njoftoi gazeta greke “Greek City Times”

Ceremonia  u bë të martën në varrezën ushtarake në Këlcyrë, në  Përmet, Shqipëri, siç njoftoi Ministria e Jashtme e Greqisë.

Metropoliti Dimitris i Gjirokastrës kreu shërbimin përkujtimor që u ndoq nga Ambasadori grek në Tiranë, Socia Filippidou, kreu i komitetit të përbashkët të ekspertëve greko-shqiptarë për kërkimin dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëvë grekë, Marshallin Kostandin Agos dhe zyrtarë shqiptarë, zyrtarë të pushtetit vendor dhe anëtarë të minoritetit grek në Shqipëri.

Gjatë luftës Italo-Greke, 8500 ushtarë grekë vdiqën në Shqipëri, numri më i madh në betejën e Këlcyrës.

Kockave të ushtarëve, shumë prej të cilave të mbledhuranga kodrat dhe grykat aty pranë qytetit dhe malit në Këlcyrë, iu dha më në fund lamtumira nga Kisha Ortodokse Greke.

Kjo ngjarje pason një marrëveshje dypalëshe të vitit 2009 për kërkimin, zhvarrosjen dhe identifikimin e ushtarëve grekë , që hyri në fuqi në janar 2018.

Që nga zbatimi i marrëveshjes që hyri në fuqi vitin e kaluar, numri i eshtrave të ushtarëve grekë të njohur zyrtarisht në varrezat ushtarake greke në Shqipëri ka arritur në 1050. /SYRI.NET

Modifikuar më E mërkurë, 20 November 2019 09:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...