I dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Apeli lë në burg Redjan Rrajën

E mërkurë, 20 November 2019 11:09

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda zhvilloi seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë së Redjan Rrajës, i vetmi i arrestuar për atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Gjykata e ka lënë në arrest me burg të arrestuarin.

Rraja përmes avokatit të tij, Besnik Çerekja, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" të dhënë nga gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda. Nga ana tjetër prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës "arrest me burg" deri në përfundim të hetimit.

34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, teksa ishte në makinë me Landi Muharremin dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

Në makinë u gjendën edhe dy automatikë të cilët pas ekspertizës janë ata që janë përdorur në vendngjarje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...