Vdekja e 3 vjeçarit shqiptar, gjykata dënon mjekun për neglizhencë

Premte, 22 November 2019 20:43

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka shpallur fajtor dhe dënuar me shërbim prove një mjek të akuzuar për “ Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, që i shkaktoi vdekjen një tre vjeçari në vitin 2017.

Mjeku K.M u dënua me 1 vit heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 2 vite me detyrimin që të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos ushtrojë veprimtari profesionale që ka lidhje me këtë vepër penale, dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe të rregullta me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij.

Po ashtu atij i është hequr e drejta që të ushtroje funksione publike për një periudhë 2 vjeçare.

Mjeku tjetër që ishte i pandehur po për të njëjtën akuzë, u shpall i pafajshëm. Prokurori i çështje si tha BIRN se ai kishte kërkuar dënimin për të dy mjekët. Ndërkohë që në seancën gjyqësore për dërgimin e çështjes për gjykim avokatët e dy mjekëve kanë kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj klientëve të tyre, pasi sipas tyre në dosjen hetimore gjithçka është në kuadrin e dyshimeve dhe akuzat nuk janë të faktuara.

Dy mjekët e spitalit të Lezhës u kallëzuan në prokurori nga familjaret e një fëmijë 3-vjeç me pretendimin se nuk i kanë dhënë ndihmen e duhur mjekësore i cili humbi jetën prej një viroze në 17-janar të vitit 2017-të.

Sipas dosjes hetimore fëmija është paraqitur në spitalin e Lezhës me shenja klinike si: “Mos reagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prej kome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme”.

Për këto shqetësime fëmija ka marr mjekim në spital dhe më pas është dërguar në shtëpi.

Por një ditë pasi është përcjellë për në shtëpi gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ai është paraqitur sërish në Spitalin e Lezhës. Ai ka qëndruar disa orë aty dhe mjekët e kanë dërguar drejt Tiranës dhe qi vdiq në Tiranë një ditë më vonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...