Solidarizimi me studentët dhe 'Unazën e Re'/ Shpërthen artisti: Jemi popull tradhtar në gjenezë...

Premte, 22 November 2019 21:56

Ne jemi një popull tradhëtar në gjenezë, ne i këndojmë besës nga mungesa”.

Kështu shprehet artisti Robert Alia Dragoti në një intervistë për Abc News, kur flet për solidarizimin e shqiptarëve për protestat e studentëve dhe banorëve të "Unazës së Re".
“Studentët ishin të paqartë, nuk kishin asnjë filozofi, kishin shans historik për ndryshime, revolucion të vërtetë”, shprehet ai.

Sipas tij, ne jemi popull që shitemi për pak lekë dhe lejuam veten të jetojmë si mjeranë.

“Kam ngarkesë emocionale, e di si jetojnë njerëzit, jemi popull që shitemi për pak e lejuam vetem të jetojmë si mjeranë, jetojmë dhe një javë pa bukë kur e dimë se na sjell 20 mijë lekë, nuk lëvizim. Unë kam lëvizur vetë fillikat nërrugët e Tiranës dhe live nga TV kam hedh mesazhe, ku jam përball me sfida e kosto dhe kur shoh sot që secili ngrihet për hallin e vet nuk i kuptoj këta njerëz dhe që nuk janë solidarë”, shton artisti

Alia thekson se Astiri është një problem shumë kompleks që tregon marrëdhënien e politikës me krimin.

“Astiri është një problem shumë kompleks, janë ata që kanë okupuar terren publike që nuk është e drejtë, nga ana tjetër politika abuzoi për 30 vjet me ta.

Është një marrëdhënie mes krimit e politkëbërjes të gjithë janë në llum. Kështu ka funksionuar politika duke të lejuar ty të shkelësh ligjin dhe i kanë dhënë ushqim krimit”, deklaron Alia

E gjitha kjo sipas tij ndodh për shkak të orientimit të gabuar kulturor, duke na çuar edhe në humbjen e atyre vlerave që kishim.

“Shoqëria duke mos pasur një orientim kulturor me buxhet e afatgjata për ta ruajtur e orientuar publikun, për të pasur pasuri shpirtërore, për të mbajtur ca vlera. Ne na ikën këto vlera dhe kemi ardhur këtu dhe na vjen keq kur na thonë që jemi popull pa vlerë, ne duhet ta pranojmë. Kur unë vij dhe them diçka me shqetësim të thellë, une jetoj shumë mirë. Kur e them unë që në jetën time ka një impakt negativ, këta nuk merren me problemin real”, vijon më tej artisti.

Të njëjtin qëndrim euroskpetik mban edhe sot sa i takon integrimit në BE, kur thotë se tani nuk ka shanse që Evropa të jetë zgjidhje për ne, pasi, por do të jemi të barabartë me ta kur të kemi identitet kulturor.

“Unë gjithnjë kam qenë euroskeptik, se aty gjërat shkojnë jo mirë, kam vite që e them nuk ka shans që Evropa të jetë zgjidhje për ne, do të jetë kur ne të kemi identitet kulturor, kur jemi të barabartë me ta. Tani nuk ka shans, por unë nuk jam kundër përpjekjeve”, është shprehur Robert Alia.

Modifikuar më Saturday, 23 November 2019 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...