Greva në aeroportet italiane, edhe disa fluturime nga Rinasi do të anulohen

Hënë, 25 November 2019 08:36

Një grevë katër orëshe në aeroportet italiane që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme (25 nëntor) ka bërë që të anullohen disa fluturime nga Aeroporti i Rinasit drejt Italisë.

Avioni i Alitalia, që ishte parashikuar të fluturonte në orën 5.30 të mëngjesit të sotëm drejt Romës është anulluar. Po ashtu edhe drejtimi tjetër nga Roma në Tiranë. Pritet që të ketë anulime të tjera gjatë ditës edhe drejt Milanos, që prekin dhe Air Albania.

Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.

Si pasojë e grevës së datës 25 Nëntor, fluturimet nga/për TIA, që preken janë si më poshtë:

“Alitalia” AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA

“Air Albania”

ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA

ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA

Nga ana e tyre, aeroportet e Romës, Fumicino dhe Ciampino kanë njoftuar se si rrjedhojë e një greve 4 orëshe të njoftuar për në datën 25 nëntor, nga ora 13.00 deri në orën 17.00, fluturimet mund të shënojnë vonesa ose anulime.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Alitalia ka njoftuar se do të anulojë 137 fluturime për grevën e transportit ajror që është njoftuar nga disa sindikata, si rrjedhojë e grevës së kontrollorëve të ajrit. Kompania parashikon që 60% e pasagjerëve të arrijnë të fluturojnë po brenda datës 25 nëntor.

Nga 24 orë që ishte njoftuar në fillim, greva është reduktuar në 4 orë, pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve, pasi rrezikohej lëvizja e lirë e pasagjerëve, që është një e drejtë kushtetuese. Italia është përballur dhe me greva në autostrada në datat 24 dhe 25 nëntor. /Monitor

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...