Del foto nga momenti i arrestimit në flagrancë të Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës një ditë më parë në një hotel në autostradën “Tiranë-Durrës“.
Siç është raportuar më herët, Hermesi ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke thënë se ai nuk ka lidhje fare me prostitucionin dhe se marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë, për të cilat nuk paguhej asnjë lekë.
Dy shoqet e tij, të ftuara në emisionin “Pa gjurmë” thanë se Hermesi atë mbrëmjë ka qenë duke konsumuar kokainë, siç shpesh bënte, por jo prostitucion, ndonëse këto foto por edhe fakti se nuk është gjetur asnjë mbetje droge vërtetojnë të kundërtën.